Gazetari Artan Hoxha ngre pikëpyetjet, si u bë Ergys Agasi biznesmen? Ai merrej me pulat

Gazetari Artan Hoxha ka folur për lidhjet që biznesmeni Ergys Agasi ka patur me personazhe me persona me pushtet, institucione dhe emra të botës së krimit të organizuar.
Duke folur për zhvillimet e fundit, Hoxha ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si Agasi është shndërruar në një figurë të rëndësishme, ndërsa hodhi pretendimin se drejtues të institucioneve të ndryshme kishin lidhje me të.
“Për shembull unë bëj një pyetje: ku është ajo drejtoresha e Kadastrës? Ku është ajo e hipotekës e Kadastrës? Ajo e AKSHI-t? Se janë të gjitha këto drejtoresha dhe çuditërisht ty do të dalin të gjitha të lidhura me Gysin? Si ishte e mundur që ky Gysi sikur të ishte me magnet? Pra Gysit të gjithë shkonin edhe faleshin te Gysi. Pse u bë ky Gysi kaq i rëndësishëm?
Ky s’është biznesmen Gysi. Ç’biznesmen ka qenë Gysi? Kur u bë Gysi biznesmen? Gysi ka qenë tek pularia, ishte tek Ministria e Bujqësisë, merrte një rrogë sepse ka patur të atin ish-deputet tek PS-ja. Kur i bë Gysi biznesmen, edhe pse ai vetë është miliarder.”, u shpreh ai.
Hoxha e cilësoi Agasin si një “koordinator” mes asaj që ai e quan bota e pushtetit dhe bota e nëndheshme, duke pretenduar se pikërisht aksesi në të dyja këto nivele shpjegon, sipas tij, rëndësinë që i është atribuar.
“Pse ne e quajmë koordinator të botës së mbidheshme me botën e nëndheshme? Sepse ja ku është Gysi që ka aksesin tek agjencitë e pushtetit dhe te pushteti, dhe tek bota e krimit të organizuar dhe lëvizjet që ndodhin poshtë”, tha gazetari.
Hoxha paralajmëroi gjithashtu se, sipas tij, çështja mund të prodhojë zhvillime të tjera dhe se vëmendja publike mund të rikthehet te personat dhe institucionet që ai i lidh me Agasin.


