Një vatër zjarri përfshiu kurorën me pisha pranë stadiumit të Kukësit, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës. Zjarri u konstatua rreth orës 13:20, ndërsa shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.