Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja tashmë përqendrohet te sfida e vështirë në transfertë ndaj Finlandës. Trajnerit Maran i rikthehet në dispozicion Klisman Cake dhe pritet të ndryshojë formacionin. Finlandezët kanë avantazh në ndeshjet direkte, por të shtunën në Helsinki pritet një tjetër histori për kreun e grupit.
Shqipëria nuk ka shumë kohë për të festuar fitoren 3-0 ndaj San Marinos, pasi tashmë gjithë fokusi është te sfida me Finlandën. Kuqezinjtë shkojnë në Helsink me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para dhe me objektivin për të marrë një tjetër rezultat pozitiv në transfertë.
Pas ndeshjes në San Marino, stafi i Rolando Maranit e ka ndarë punën sipas minutave të aktivizimit. Lojtarët që patën më shumë minuta zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program të plotë fizik dhe taktik. Një lajm i rëndësishëm është rikthimi i Klisman Cake, i cili është rikuperuar dhe është sërish i gatshëm për trajnerin italian.
Maran mund të bëjë ndryshime në formacion, edhe për shkak të ngarkesës së tre ndeshjeve brenda një periudhe të shkurtër. Në sfidën me San Marinon ai kishte ndryshuar disa pozicione në krahasim me Bjellorusinë, duke aktivizuar nga minuta e parë edhe debutuesin Arlind Sina, ndërsa në mbrojtje u rikthye Mario Mitaj.
Në krahun tjetër, Finlanda ka grumbulluar 4 pikë pas dy ndeshjeve, ndaj sfida në Helsinki mund të ketë peshë të veçantë për kreun e grupit C1. Shqipëria kryeson me 6 pikë, ndërsa Finlanda është ndjekësja e parë me 4.
Shqipëria dhe Finlanda janë takuar 7 herë, me 4 fitore të finlandezëve, 1 barazim dhe 2 fitore të kuqezinjve. Përballja e fundit është luajtur më 7 janar 2002 dhe përfundoi 1-1, ndërsa fitorja e fundit e Shqipërisë ndaj Finlandës daton në vitin 1980, kur kuqezinjtë triumfuan 2-0 në Tiranë. Pas më shumë se dy dekadash, dy skuadrat rikthehen përballë njëra-tjetrës në një ndeshje zyrtare. Ndeshja do të luhet të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
1 Tetor14:18
Liga e Kombeve, Gjermania kërkon fitoren e parë me Klopp, Greqia sfidon Holandën për kreun, Kosova përballet me Izraelin
Liga e Kombeve luan sonte raundin e tretë të ndeshjeve. Gjermania kërkon fitoren e parë në këtë edicion ndaj Serbisë, ...
SPORT
1 Tetor13:45
“Lutja e fundit për Ronaldon"/ Trajneri dhe presidenti tentojnë ta ndalojnë, por ai largohet
Gazeta spanjolle Marca, e cila e publikoi lajmin, e quajti atë një "lutje të fundit para se të hipte në aeroplan", dhe në të...
SPORT
1 Tetor12:58
Diana Bianchedi jep dorëheqjen si kreu i delegacionit të kombëtares së Italisë
Diana Bianchedi po jep dorëheqjen si kryetare e delegacionit të ekipit kombëtar italian të futbollit. Pas polemikave rreth emërimit t...
SPORT
1 Tetor12:57
Maran i dogji Hysajt një mundësi për transferim te klubi i njohur italian, ja arsyeja
Giovanni Sartori ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit të San Marinos për të ndjekur nga afër përballjen mes San Marino...
SPORT
1 Tetor12:52
Finlandë-Shqipëri, UEFA cakton arbitra irlandezë për sfidën e së shtunës
UEFA ka caktuar gjyqtarët irlandezë për ndeshjen Finlandë-Shqipëri, që do të luhet të shtunën, ndërsa ...
SPORT
1 Tetor12:03
"Nëse kjo zbulohet, do të jetë fundi im": Siguritia dhe kombëtarja franceze, historia e një marrëdhënieje që shkoi keq
Ai njihet me nofkën "Republika" nga lojtarët dhe stafi i ekipit kombëtar francez, të cilët e adhurojnë dhe e kanë konsideru...
SPORT
1 Tetor11:55
Kone mahnitet nga Zidane: Nuk ka humbur asgjë, është ende i jashtëzakonshëm!
Manu Kone ka folur me entuziazëm për Zinedine Zidane, trajnerin e ri të Francës, i cili pritet të debutojë në shtëpi m...
SPORT
1 Tetor11:08
Motra e Ronaldos shpërthen ndaj Portugalisë: “CR7 meritonte më shumë respekt”
Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, ka reaguar ashpër pas largimit të yllit portugez nga grumbullimi i Kombëtares.
Në rrjetet social...
SPORT
1 Tetor11:05
Argjentina fiton bindshëm në ndeshjen e parë të epokës pas Leo Messit
Argjentina e shkatërroi Bolivinë me rezultatin 4-0 në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin Mario Kempes, e para e t...
SPORT
1 Tetor10:55
Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë
Në qendër të vëmendjes është sërish Cristiano Ronaldo dhe mungesa e tij në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Fakti që...