Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik të Procesit të Berlinit: Fokusi ynë, afrimi me tregun europian

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Ministerialin Ekonomik të Procesit të Berlinit, zhvilluar në Cetinje, Mali i Zi, me pjesëmarrjen e ministrave të Ekonomisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesve të Komisionit Europian, organizatave rajonale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në qendër të diskutimeve ishte zbatimi i planit të veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (Common Regional Market), forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe avancimi i konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, përmes reduktimit të barrierave tregtare dhe rritjes së konkurrueshmërisë.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se faza e ardhshme e bashkëpunimit rajonal duhet të fokusohet te zbatimi dhe rezultatet konkrete për bizneset dhe qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prioriteti ynë duhet të jetë i qartë: të kalojmë nga angazhimet te zbatimi dhe nga marrëveshjet te rezultatet e matshme për bizneset dhe qytetarët”, u shpreh Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë drejtim, ministrja prezantoi prioritetet e Drejtimit shqiptar të CEFTA-s, në vitin e 20-të të marrëveshjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe uljen e kostove për bizneset. Ndër masat janë zgjerimi i Korsive të Gjelbra, harmonizimi i orareve të autoriteteve në pikat kufitare, thjeshtimi i kontrolleve për frutat dhe perimet, njohja e rezultateve të vlerësimit të konformitetit për produktet industriale dhe përdorimi i shërbimeve elektronike të besimit.

“Integrimi rajonal nuk duhet të matet me numrin e marrëveshjeve që miratojmë, por me kohën dhe paratë që bizneset kursejnë dhe me mundësitë që krijojmë për to që të rriten”, deklaroi ministrja.

Krahas lehtësimit të tregtisë, Ibrahimaj theksoi nevojën për një hapësirë rajonale më të integruar për investime, prodhim dhe inovacion. Në këtë kuadër, një nga prioritetet e Drejtimit shqiptar të CEFTA-s është “Higher Quality Investment & Higher Productivity”, me synim tërheqjen e investimeve që sjellin teknologji dhe aftësi, rrisin produktivitetin dhe zhvillojnë aftësitë dhe vendet e punës.

Ministrja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të zinxhirëve rajonalë të vlerës në sektorë me potencial plotësues, si agroushqimi, prodhimi, turizmi dhe shërbimet, si dhe forcimin e lidhjeve të kompanive të rajonit me zinxhirët europianë të vlerës. Inovacioni, digjitalizimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor u evidentuan si elementë të rëndësishëm për konkurrueshmërinë e ardhshme të rajonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?