Kuvendi nisi shqyrtimin e vendimit të qershorit të Gjykatës Kushtetuese, që lidhet me vendimin refuzues të mazhorancës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e vitit 2025. Shqyrtimi i vendimit nisi me mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ku administrata e Kuvendit prezantoi tre pikat kryesore të vendimit të kushtetueses. Nga PD, deputeti Arjan Ndoja ngriti dyshime mbi shkeljen e afatit 30 ditor për shqyrtimin e vendimit. Në përfundim, PS zgjodhi relator të çështjes deputetin Olsi Komici, ndërsa PD deputetin Arjan Ndoja.