
Sarandë- Gjykata ka vendosur të mërkurën heqjen e sekuestros ndaj hotelit “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i cili ishte prezantuar në komunikatën e Prokurorisë së Sarandës si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje.
Sipas gjykatës, hoteli disponon leje ndërtimi dhe ka numër pasurie të ndryshëm nga prona për të cilën Prokuroria kishte kërkuar sekuestrimin. Vendimi për sekuestron u firmos më 22 shtator, ndërsa për pronarin Kujtim Peposhi u caktua arrest shtëpie. Versus.al

