Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka ndarë një faqe nga ditari i babait të saj, Jusuf Gërvalla shkruar më 30 dhjetor 1979 në Ludwigsburg të Gjermanisë, vetëm 16 ditë pas arratisjes së tij nga Kosova.
Gërvalla ka publikuar një pjesë të ditarit, me rastin e 81-vjetorit të lindjes së babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvalla.
Në ditar Jusuf Gërvalla përshkruan gjendjen e tij shpirtërore pas largimit nga vendlindja, sakrificat e familjeve shqiptare dhe shqetësimin e tij për fatin e Kosovës
“Jam shkëputur nga toka që më lindi e më ushqeu më se 34 vjet. Kurrë s’i kam pasur në hatër largimet nga vendlindja, as për shëtitje të shkurtra, madje, dhe sesi po më vjen sikur jam shkëputur nga pjesa më e fuqishme e vetvetes”, shkruan Gërvalla në ditarin e tij.

Ai përmend edhe të burgosurit politikë dhe familjet që kishte lënë pas, duke e përshkruar largimin si një “shthurje të madhe të vendlindjes dhe të familjes njëherazi”.
Megjithatë, në ditar, Gërvalla shpreh bindjen se shpresa për Kosovën e mban gjallë.
“Por, megjithë ndjenjën e zbraztësisë së madhe si pasojë e kësaj shthurjeje të madhe, shpresa për shpëtimin e atdheut po më mban gjallë. Kosova ime po hy në një rrezik të madh, por pikërisht duke hyrë në këtë rrezik do ta gjejë edhe shpëtimin”, thuhet në shkrimin e tij.
“Jetën po e jetoj falas, deri kur të më jipet rasti (nderi) që ta jap për Kosovën, për Shqipërinë, për Shqiptarizmën”, shkruan më tej Jusuf Gërvalla.
Në fund të fragmentit, ai i referohet edhe Shqipërisë dhe situatës politike të kohës, duke shprehur shpresën se “armiku” do ta pësonte nga rruga që kishte ndjekur.
Sot, Jusuf Gërvalla prehet në Dubovik të Kosovës.
© SYRI.net
Von der Leyen: Stabiliteti institucional, themel i përparimit drejt BE-së
Kurti i kërkon von der Leyen të flasë hapur që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat
Hyn sot në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë – EFTA