Portieri i Apolonisë Leonard Kaçaj, largohet nga kampionati shqiptar! Ja ku do e vijojë karrierën

Portieri shqiptar Leonard Kaçaj, 23 vjeç, ka nisur një aventurë të re në karrierë.
Kaçaj është zyrtarisht lojtari më i ri i Zabbar St. Patrick FC në Maltë, pas largimit nga Apolonia.
Gardiani shqiptar vjen pas eksperiencës së sezonit të fundit në futbollin shqiptar dhe tashmë do të vijojë karrierën jashtë vendit.
Kaçaj ka qenë gjithashtu pjesë e Shqipërisë në nivelet e moshave, ndërsa tani do të mbrojë portën e Zabbar Saints në futbollin maltez.
NJOFTIMI NGA KLUBI MALTEZ
Jemi të lumtur të njoftojmë transferimin e portierit shqiptar 23-vjeçar, Leonard Kaçaj.
LeonardI i bashkohet klubit pas një përvojë të vlefshme në futbollin profesionist shqiptar, së fundmi me FK Apoloninë, ndërsa ka përfaqësuar gjithashtu Shqipërinë në nivelet e moshave.
Mirë se vjen dhe shumë suksese, Leonard!




