
Në kuadër të operacionit "Shkolla të pastra" që vijon prej ditësh, policia ka arrestuar edhe një 18 vjeçar të identifikuar si Orges Ferazini në Tiranë. Me arrestimin e tij, numri i të ndaluarve, arrin në 40 persona.
Hetimet zhvillohen prej katër muajsh për goditjen e shpërndarjes së drogërave në shkolla.
Gjatë kësaj periudhe, agjentët e infiltruar kanë simuluar edhe blerje të heroinës dhe kokainës. Ndërsa lëndët narkotike dyshohet se shpërndaheshin përmes monopatinave, taksive dhe motorëve të picave. Versus.al

