
Socialistët refuzojnë çdo debat për Vlora Hysenin në Parlament, me argumentin që është koha e drejtësisë të merret me ish drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit. Duke përdorur fjalët e Presidentes së KE-së gjatë konferencës me kryeministrin Rama, mazhoranca në konferencën e kryetarëve nuk e pranoikërkesën e PD për mocion me debat se në çfarë filtrash kaloi Vlora Hyseni në2023-shin kur u vendos nga Edi Rama dhe Bajram Begaj në krye të Inteligjencës shqiptare.
“Jo më larg se dje Ursula von der Leyen konfirmoi; “Kurshohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”. Prandaj ta lemë sistemin të bëjë punën e vet. Asnjë instrument kontrolli parlamentar, nga mocioni me debat deri tek komisioni hetimor parlamentar, nuk mund ta zëvendësojë, ta ndikojë, ta kushtëzojë apo pengojë hetimin e plotë dhe të pavarur nga prokurorët e SPAK”, deklaroi kreu i grupit PS, Taulant Balla.
Përballë kundërshtimit të mazhorancës, opozitarët këmbëngulën se mocioni me debat nuk ka lidhje me dosjen hetimore të SPAK, por me procedurat që janë ndjekur për emërimin e saj kur erdhi nga Kosova në Shqipëri në krye të SHISH.
Në këtë kontekst kreu i grupit parlamentar demokrat përçmoi edhe deklaratat e presidentes së Komisionit Eurpian Ursula Von der Leyen në krah të Edi Ramës. Bardhi paralajmëroi zhgënjim të shpejtë për zyrtaren e lartë të Brukselit.
Teksa Rama dhe Von der Leyen deklaruan se drejtësia po funksionon, Bardhi sulmoi ashpër nismën më të freskët të qeverisë për ndryshimin e kodit të procedurës penale, sipas tij një përpjekje e qartë për të kufizuar veprimin e gjyqësorit ndaj krimit dhe korrupsionit. “Synon sterilizimin e SPAK”, tha Bardhi. (A2 Televizion)