Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Zgjerimi, përgjigjja për një Evropë më të qëndrueshme

1 Tetor 2026 | 15:23

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, të zhvilluar në Pržno të Malit të Zi.

Zyra e shtypit e MEPJ bëri me dije se gjatë takimit, Hoxha rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, më konkurrues dhe më të ndërlidhur, duke theksuar se siguria e rajonit dhe ajo e Evropës janë të pandashme.

“Në një mjedis gjithnjë e më kompleks gjeopolitik, përgjigjja ndaj sfidave tona të përbashkëta qëndron te bashkëpunimi më i fortë, uniteti më i madh dhe një Evropë më e qëndrueshme dhe më e aftë për t’u përballur me sfidat”, deklaroi ministri Hoxha.

Sipas tij, përballë këtyre sfidave, përgjigjja për Evropën është zgjerimi i Bashkimit Evropian.

“Dhe për ne, kjo ka një emër: zgjerimi. Jo si një favor apo shpërblim, por si një proces i bazuar në merita dhe i mbështetur në reforma kuptimplota e me ndikim, duke qenë njëkohësisht një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Evropës”, u shpreh Hoxha.

Ministri i Jashtëm rikujtoi gjithashtu se një nga mësimet më të rëndësishme të Procesit të Berlinit është se integrimi evropian nis brenda vetë vendeve, shumë përpara anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit praktik, lëvizshmërisë dhe kontakteve mes njerëzve, njohjes së ndërsjellë të diplomave, ndërlidhjes rajonale dhe Tregut të Përbashkët Rajonal.

Sipas Hoxhës, këto procese përbëjnë hapa konkretë që përmirësojnë jetën e qytetarëve, forcojnë lidhjet mes vendeve të rajonit dhe i afrojnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

“Ai përparon përmes bashkëpunimit praktik, lëvizshmërisë dhe kontakteve mes njerëzve, njohjes së ndërsjellë të diplomave, ndërlidhjes dhe Tregut të Përbashkët Rajonal, pra, përmes arritjeve konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve, thellojnë lidhjet rajonale dhe i afrojnë gjithnjë e më shumë shoqëritë tona me Bashkimin Evropian”, përfundoi ministri Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar projektligjin për hartën e re administrativo-territoriale, duke kërkuar pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të tij nga Kuvendi....
11:10 | 01/10/2026

Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për situatën e medias dhe pluralizmin në vend, gjatë fjalimit të tij...
11:02 | 01/10/2026

Mocioni me debat për Vlora Hysenin, PS e PD nuk gjejnë dakordësi në Konferencën e Kryetarëve! Miratimi i kalon Kuvendit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kanë arritur të dakordësohet këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me...
10:29 | 01/10/2026