Bashkia e Tiranës ka rinisur prej disa javësh procesin e evidentimit dhe matjes së objekteve të palegalizuara në kryeqytet. Të ndihmuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, inspektorët e bashkisë kanë dalë në terren, për t’i dhënë përparësi atyre që ende nuk kanë kontaktuar me njësitë administrative vendore për deklarimet ‘Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë aplikuar për të legalizuar objektet e tyre nga 2005-2006 dhe në vazhdimësi, të cilit ne hasim një problematikë të madhe në gjetjen e kontakteve të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar dhe nuk e kanë më atë kontakt që të kontaktohet nga drejtoria e koordinimit të legalizimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila bashkëpunon me ASHK për ta përfunduar sa më shpejt këtë proces.’