Një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur me armë zjarri një person në Durrës. Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, 36-vjeçari është konfliktuar me një 69-vjeçar për motive të dobëta dhe më pas e ka kërcënuar me kallashnikov që e mbante pa lekë.
I arrestuari rezulton me precedentë të theksuar penal për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit.














