Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa” nisi në Elbasan edicionin e tij të 28 duke sjellë magjinë e artit të gjallë në zemër të qytetit.Edicioni i 28-të i festivalit risjell edhe këtë vit një larmi performancash nga vende të ndryshme të botës. Nga data 30 shtator – 5 tetor do të ngjiten në skenë shfaqje nga 10 trupa të ndryshme teatrore, mes të cilave, trupa teatrore ng Turqia, SHBA, Tunizia, Italia, teatri kombëtar, teatri Skampa etj.