1 Tetor 2026, 15:36
Nga G.M
Foto ilustruese
SHKODËR- Dy persona me kombësi të huaj janë vënë në pragat e Policisë ditën e sotme, gjatë një tentative për të transportuar me automjet emigrantë në mënyrë të paligjshme, drejt Malit të Zi. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga kanë rënë një 59-vjeçar me iniciale M.A nga Azerbajxhani, së bashku me një 36-vjeçar turk. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 2”. Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasi azerbajxhanas M. A., 59 vjeç, dhe shtetasi turk C. D., 36 vjeç.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, automjetin me drejtues shtetasin C. D. dhe pasagjer shtetasin M. A. (pronar i automjetit), me të cilin po transportonin, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
1 Tetor 2026, 15:23
G.M
foto ilustruese
BERAT- Një 23-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një aut...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 15:23
E. D
Ursula von der Leyen
PRISHTINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Prishtinë se vendimi i Dhomave t&e...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 15:01
G.M
foto ilustruese
TIRANA- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme pasi dyshohet se ka qënë i...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 15:03
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se investimet në QSUT do të vijojnë në mënyrë të përshkall...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 14:09
G.M
pamje
MEMALIAJ- Një 76-vjeçar është vënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi u gjet në afërs...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 14:08
E.d
Pamje
KUKËS- Një pjesë e kurorës me pisha pranë gjimnazit “Havzi Nela” është përfshirë n...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 13:44
E.d
Pamje
KOSOVA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, në kuadër t...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 13:35
G.M
Adrian Hila
TIRANA- Policia e Tiranës ka kërkuar të marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila, në kuadër të hetimev...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 13:28
G.M
foto ilustruese
TIRANA- Pesë shtetase të huaja me kombësi kineze dhe vietnameze kanë rënë në prangat e Policisë dit...
Aktualitet
1 Tetor 2026, 13:22
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Dy persona, mes tyre një shqiptar janë arrestuar në Carde të Italisë, pasi dyshohet se tentuan të masht...