1 Tetor 2026, 15:46
Nga E. D
Ferit Hoxha
BERLIN- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Pržno të Malit të Zi.
Ministri Hoxha rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për një Ballkan Perëndimor më të sigurt, më konkurrues dhe më të ndërlidhur. Për Ministrin e Jashtëm, siguria e Ballkanit Perëndimor dhe siguria e Evropës janë të pandashme.
“Në një mjedis gjithnjë e më kompleks gjeopolitik, përgjigjja ndaj sfidave tona të përbashkëta qëndron te bashkëpunimi më i fortë, uniteti më i madh dhe një Evropë më e qëndrueshme dhe më e aftë për t’u përballur me sfidat. Dhe për ne, kjo ka një emër: zgjerimi. Jo si një favor apo shpërblim, por si një proces i bazuar në merita dhe i mbështetur në reforma kuptimplota e me ndikim, duke qenë njëkohësisht një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Evropës”, tha Hoxha.
Ministri rikujtoi se një nga mësimet më të rëndësishme të Procesit të Berlinit është se integrimi evropian fillon në shtëpi, shumë përpara anëtarësimit.
“Ai përparon përmes bashkëpunimit praktik, lëvizshmërisë dhe kontakteve mes njerëzve, njohjes së ndërsjellë të diplomave, ndërlidhjes dhe Tregut të Përbashkët Rajonal, pra, përmes arritjeve konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve, thellojnë lidhjet rajonale dhe i afrojnë gjithnjë e më shumë shoqëritë tona me Bashkimin Evropian”, përfundoi Hoxha./Dosja.al
ferit hoxha
Politike
1 Tetor 2026, 14:22
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme para ambienve të SPAK, ndërsa Monika Kryemadhi po jepte një d...
Politike
1 Tetor 2026, 13:55
E.d
Nikola Kedhi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi ka komentuar raportin e DASH klimën e investimeve në Shq...
Politike
1 Tetor 2026, 13:13
G.M
Marta Kos
DW: Një nga temat e takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit do të jet&eum...
Politike
1 Tetor 2026, 13:14
E.d
Ish-krerët e UÇK-së
KOSOVA- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa ...
Politike
1 Tetor 2026, 12:18
E.d
TIRANA- Monika Kryemadhi ka deklaruar pas daljes nga ambientet e gjykatës se shtyrja e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta...
Politike
1 Tetor 2026, 12:14
G.M
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar qeve...
Politike
1 Tetor 2026, 12:09
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar pas shtyrjes së gjyqit për ish-presidentin e vendit Ilir Meta dhe Monika Kryem...
Politike
1 Tetor 2026, 12:10
G.M
pamje nga takimi
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Strasburg me Sekretaren e Përgjiths...
Politike
1 Tetor 2026, 11:55
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD-...
Politike
1 Tetor 2026, 11:42
G.M
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në prezantimin e pesë projekteve të paraqitu...