Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E çoi Klevis Balliun në GJKKO për shpifje, Armand Lilo nuk paraqitet, gjykata pushon çështjen

Shkruar nga Newsbomb
E çoi Klevis Balliun në GJKKO për shpifje, Armand Lilo nuk
Klevis Balliu dhe Armand Lilo/ Fotomontazh

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pushuar gjykimin ndaj deputetit Klevis Balliu, pas padisë së biznesmenit Armand Lilo për veprën penale të “Shpifjes”. Armand Lilo e kishte depozituar kërkesën në GJKKO më 29 prill 2026, duke kërkuar deklarimin fajtor të Balliut për deklaratat e bëra publikisht, si dhe dënimin e tij dhe publikimin e vendimit gjyqësor.

Çështja lidhej me deklaratat e Balliut pas zjarrit që përfshiu një pallat të ndërtuar nga kompania “Arlis” në Tiranë. Deputeti demokrat kishte hedhur akuza publike ndaj ndërtuesit lidhur me materialet e përdorura në objekt. Por në përfundim të procesit, GJKKO, me vendimin nr. 69, datë 30 shtator 2026, vendosi pushimin e gjykimit, pasi viktima akuzuese Armand Lilo dhe/ose mbrojtësi i tij i zgjedhur nuk u paraqitën në gjykatë pa shkaqe të përligjura.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore të jenë në ngarkim të Lilos. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

E çoi Klevis Balliun në GJKKO për shpifje, Armand Lilo nuk
Njoftimi i GJKKO

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese