
Policia e Vlorës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një 29-vjeçar. Sipas policisë i riu posedonte, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Finalizohet operacioni i koduar “Roof”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Posedonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, 2 krehra dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Roof”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi R. R., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. (A2 Televizion)