I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë ish zëvendësministri dhe eksperti i sigurisë Avenir Peka.
Gjatë bisedës me moderatorin Sibora Bitri ai ka komentuar situatën aktuale në vend dhe raportin e fundit të DASH për situatën në Shqipëri dhe ne veçanti situatën e biznesit dhe investimeve te huaj..
Sibora Bitri: Cili është komenti juaj për raportin e DASH për situatën në Shqipëri. Përkon fiks me realitetin që ne perceptojmë dhe ndjejmë çdo ditë.
Avenir Peka: Ato çfarë thotë raporti i DASH, ne i themi përditë, i thotë opozita, i themi në media, i thonë komentatorë të ndryshëm e dinë edhe qytetarët, bizneset që përballen përditë me administratën shtetërore. Sigurisht që raporti i DASH është i drejtpërdrejtë, i mbuluar me gjuhë diplomatike. Është e mirkuptueshme. Por prek në thelb elementët të cilët shfaqin problematikë në Shqipëri jo vetëm me biznesin vendas por edhe me biznesin e huaj dhe sidomos me, kompanitë që kërkojnë të futen në tregun dhe ekonominë shqiptare me anë të investimeve të huaje direkt.
Interesi i DASH i pasqyruar edhe në raport, i administratës së SHBA është që Shqipëria të sigurojë një klimë të drejtë për investimet e huaja. Zgjerimin e pranisë së kompanive amerikane në Shqipëri, siç është edhe ajo çfarë administrata e Presidentit Trump ka përcaktuar si një nga prioritet e saj e përforcuar edhe me qëndrimin e ambasadorit të ri të SHBA në takimin e tij me Presidentin ku liston futjen e kompanive amerikane në Shqipëri jo vetëm në fushën e mbrojtjes por edhe në fusha të tjera, sidomos në energjetikë dhe infrastrukturë. Kështu që po. Është një raport që pasqyron sigurisht në mënyrë diplomatike, më të butë, por që pasqyron realitetin e vërtetë që ekziston sot për sa i përket klimës së se biznesit në Shqipëri.
Sibora Bitri: Meqë folët për pjesën e investimeve të huaja në Shqipëri. Duket sikur nga ana ligjore, institucionale, ne kuadrin ligjor mund ta kemi shumë në rregull, investitori strategjik . Por raporti vinte theksin se kompanitë e huaja hasin probleme sepse duket sikur çdo gjë bëhet por në fund e marrin kompanitë vendase një projekt, një tender, apo një diçka të caktuar.
Avenir Peka: Këtu ka shumë elementë që mund ti diskutojmë që shkojnë përtej gjuhës së raportit. E Para siç mund ta kenë vënë re edhe ju, i gjithë procesi i tenderimeve zhvillohet me kompani shqiptare. Dhe kjo jo pa arsye, Kompanitë shqiptare janë më të shtrenjta, janë më pak të profilizuar. Kompanitë shqiptare janë më pak cilësore. Avantazhi që kanë kompanitë shqiptare është elementi i korrupsionit. Pra kemi çështjet penale të hapura, çështje të tjera që priten te hapen që janë të lidhura drejtpërsëdrejti me këtë. Kemi raste sporadike kur futen kompani të huaja në proces, sidomos kohët e fundit për të mbuluar zhurmën që është bërë me kompanitë shqiptare. Por edhe ato kompani të huaja nuk janë kompani serioze, por janë klientë, miq personal të kryeministrit, që futen për të marrë tendera sidomos nëpërmes skemës së re te krijimit të kompanive të përbashkëta me kompani shtetërore me kompani private siç është rasti në fushën e mbrojtjes me klientinm me mikun e kryeministrit Roni Yeffet.
Por nuk është vetëm kjo. Ajo çfarë duhet të dallojmë është jo vetëm korrupsioni dhe pengesat që i krijohen biznesit të huaj për të hyrë në Shqipëri, por edhe skemat mafizoe që kanë filluar vitet e fundit të përdoren kundër futjes së kompanive të huaja në Shqipëri ...
© SYRI.net
Ndryshimet në K.Pr.Penale/ AGSH: Prekin drejtpërdrejt lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për informim
Paraja e pisët, me volum gjigant’ Bylykbashi: Mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken
Lubonja: Europa duhet t’i jepte sanksione Edi Ramës, politikanët në BE të dështuar