1 Tetor 2026, 16:02
Nga E. D
Ursula von der Leyen
KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet partive politike në Kosovë, duke e cilësuar stabilitetin institucional si bazë për zhvillimin e vendit dhe avancimin e tij drejt Bashkimit Evropian.
Duke folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Von der Leyen tha se formimi i Kuvendit dhe Qeverisë përbën një hap të rëndësishëm, ndërsa theksoi se hapi i radhës është zgjedhja e presidentit.
“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i ardhshëm është zgjedhja e presidentit/es dhe së fundmi po vërejmë se dialogu mes partive politike është i mundur. Ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim, sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje”, tha Von der Leyen.
Ajo përsëriti mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Kosovës, duke thënë se beson qartë në të ardhmen e vendit brenda Bashkimit Evropian.
“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe atë qartazi, sepse e di se sa thellësisht ndjehen evropianë populli i Kosovës”, deklaroi Von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian foli edhe për mbështetjen financiare përmes Planit të Rritjes, duke thënë se Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro. Sipas Von der Leyen, zbatimi i reformave dhe përdorimi i instrumenteve të Planit të Rritjes mund ta afrojë Kosovën me tregun e përbashkët evropian.
“Kosova mund të marrë 882 milionë euro sipas Planit të Rritjes. Keni marrë 62 milionë euro si parafinancim. Plani i Rritjes mund t’ju çojë më afër tregut të përbashkët”, u shpreh presidentja e Komisionit Evropian./Dosja.al
ursula von der leyen kosove
Politike
1 Tetor 2026, 15:58
E. D
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur në Komisionin e Ligjeve për përmasat e parave t&...
Politike
1 Tetor 2026, 15:52
E. D
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mb&eu...
Politike
1 Tetor 2026, 15:46
E. D
Ferit Hoxha
BERLIN- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm...
Politike
1 Tetor 2026, 15:23
E. D
Ursula von der Leyen
PRISHTINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Prishtinë se vendimi i Dhomave t&e...
Politike
1 Tetor 2026, 14:22
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme para ambienve të SPAK, ndërsa Monika Kryemadhi po jepte një d...
Politike
1 Tetor 2026, 13:55
E.d
Nikola Kedhi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi ka komentuar raportin e DASH klimën e investimeve në Shq...
Politike
1 Tetor 2026, 13:13
G.M
Marta Kos
DW: Një nga temat e takimit të ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit do të jet&eum...
Politike
1 Tetor 2026, 13:14
E.d
Ish-krerët e UÇK-së
KOSOVA- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa ...
Politike
1 Tetor 2026, 12:18
E.d
TIRANA- Monika Kryemadhi ka deklaruar pas daljes nga ambientet e gjykatës se shtyrja e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta...
Politike
1 Tetor 2026, 12:14
G.M
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar qeve...