Protestat studentore në Francë, mbi 600 të arrestuar, plagosen 80 policë
Mbi 600 persona janë arrestuar dhe një duzinë oficerësh të policisë dhe xhandarmërisë kanë mbetur të plagosur në Francë, ku protestat e studentëve të shkollave të mesme janë përshkallëzuar.
Lëvizja e studentëve, të cilët protestojnë për tre vitet e fundit të arsimit dytësor, kanë acaruar qeverinë.
Që prej javës së kaluar, të rinjtë kanë mbajtur manifestime jashtë shkollave për shkak të pakënaqësive për oraret, përmasat e klasave, mungesën e mësuesve dhe vapën gjatë muajve të valës së të nxehtit veror.
Manifestimet nisën në rajonin Ile de France, përreth Parisit, por tani janë përhapur edhe në qytete të tjera të vendit.
Të mërkurën, 625 persona u arrestuan gjatë bllokadave të studentëve, nisma e të cilëve, sipas ministrit të Brendshëm, është zgjeruar.
Laurent Nunez dënoi atë që e quajti “përshkallëzim të dhunës” jashtë 356 institucioneve shkollore, si dhe plagosjen e 83 oficerëve nga radhët e policisë dhe xhandarmërisë.
Ministri foli për sulme të qëllimshme ndaj forcave të rendit, me manifestuesit që hodhën shashka ndaj tyre, ushtruan dhunë dhe e kaluan protestën në dhunë urbane.
Që nga fillimi i trazirave javën e kaluar, 119 studentë dhe anëtarë stafi arsimor kanë mbetur të lënduar, tha ndërkohë ministri i Arsimit, Edouard Geffray.
Qytetet më të prekura nga trazirat rezultojnë Parisi, Bordoja, Lioni dhe Lile, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë e grumbulluar.
Policia finlandeze heton ndërhyrjet e dyshuara në shtëpitë e anëtarëve të parlamentit
Kriza e emigrantëve në Ceuta, Greqia propozon pezullimin e kërkesave për azil në raste emergjence
Rutte minimizon kërcënimin rus dhe kritikon evropianët
- 15:58 Zjarr i madh në Peqin, flakët shkrumbojnë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi
- 15:49 Kardiokirurgjia me strukturë të re, Rama: Investimet në QSUT do të vijojnë edhe në 2027
- 15:33 Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
- 15:28 Së bashku me Ronaldon, 300,000 ndjekës u larguan nga Instagram
- 15:23 Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Zgjerimi, përgjigjja për një Evropë më të qëndrueshme
- 15:15 Von der Leyen: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës