web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Volumi është gjigant”/ Bylykbashi: Para të pista në Shqipëri, kanë frikë se mos myken

1 Tetor 2026, 16:15, Politikë CNA

“Volumi është gjigant”/ Bylykbashi: Para të pista

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ngriti sot problematikën e parave të paligjshme që qarkullojnë në Shqipëri.

Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi tha se përmasat e parave të paligjshme janë të pallogaritshme.

Bylykbashi tha se në vend hyjnë edhe sasi parash me mjete transporti, të cilat lidhen me trafikun e drogës

“Paraja e pisët që nuk ka shqiptar që nuk e di që është me volum gjigant. Me metra kub e llogarisin. Marrin me qera apartamente, i blindojnë dhe minimumi dhomë të mbushur plot. Nuk janë anekdota, se i di njerëzit këto. Ndoshta s'e dini ju, por unë jam i sigurt që edhe ju e dini. Me sisteme kondicionimi që mos t'u myken paratë. Me njerëz që kanë për detyrë t'i kthejnë që mos t'u myken paratë. Pra volumi është gjigant. Madje hyjnë sasi parash me mjete transporti nga trafiku i drogës”,-tha Bylykbashi./CNA





Lajmet e fundit nga