Foto nga vendngjarja
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në një sipërfaqe me bimësi në fshatin Piraj të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe janë përhapur me shpejtësi, duke iu afruar banesave dhe kishës së fshatit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Ndërkohë, forcat zjarrfikëse po vijojnë monitorimin e situatës në terren, përfshirë edhe vatrat e izoluara, për shkak të rrezikut të riaktivizimit të zjarrit.
Sondazh
Poll
