E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në Peqin! Flakët përfshijnë sipërfaqe me ullinj, ndërhyrje edhe me helikopter

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej orëve të para të mëngjesit fshatrat Galush dhe Gjevurë në Peqin.

Flakët kanë shkaktuar dëme në sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe bimësi.

Reklamë

Flakët janë përhapur në një zonë të gjerë, ndërsa forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.