web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kallashnikov, krëhra e municion në banesë/ Pranga 29-vjeçarit në Vlorë

1 Tetor 2026, 16:28, Kronika CNA

Kallashnikov, krëhra e municion në banesë/ Pranga

Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në banesë armë zjarri kallashnikov, krëhra dhe municion luftarak.

Si rezultat i operacionit të koduar “Roof”, u vu në pranga shtetasi R. R., 29-vjeç, banues në Vlorë.   

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./CNA





Lajmet e fundit nga