AKTUALITET /

Parkim me 1,400 vende në QSUT, territori i spitalit do të kthehet në park

Projekti synohet të përfundojë brenda dy viteve

Shkruar nga Versus

Parkim me 1,400 vende në QSUT, territori i spitalit do të kthehet

Një parkim i madh me 1,400 vende pritet të ndërtohet në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me synimin për të larguar automjetet nga hapësirat e brendshme të kompleksit spitalor.

Gjatë vizitës në spitalin e ri të Kardiokirurgjisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se rreth 900 vende do të përdoren për automjetet e personelit, ndërsa 500 vendet e tjera mund të krijojnë të ardhura shtesë për QSUT-në.

“Me përfundimin e parkimit të madh me 1,400 vende në hyrje, përfundimisht ne i heqim të gjitha makinat nga territori i spitalit”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, pas largimit të makinave, hapësira e brendshme e QSUT-së do të transformohet në një park. Projekti, sipas tij, synohet të përfundojë brenda dy viteve./Versus.al

 

 

Poll