Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një postim në rrjete sociale, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se sistemi duhet të jetë në gjendje të “korrigjojë veten”.
Këlliçi e cilëson këtë tezë si “një tallje të rëndë me qytetarët”, duke akuzuar kryeministrin se po e paraqet korrupsionin dhe abuzimin si pjesë normale të qeverisjes.
Sipas Këlliçit, një qeveri me integritet duhet të parandalojë korrupsionin përmes transparencës, auditimit dhe zbatimit të ligjit, ndërsa drejtësia duhet të ndërhyjë kur ekzekutivi dështon.
Por ai u shpreh se në rastin e qeverisë Rama nuk bëhet fjalë për dështime, por për një përfshirje të vetëdijshme në “favorizime, trafik influence, abuzim dhe shpërdorim”.
“Sistemi është i kalbur në themel, me qëllim, s’ka si të korrigjohet”, shkruan Këlliçi, ndërsa e sheh largimin e Edi Ramës si “të vetmen rrugë” për zgjidhjen e situatës.
Postimi i plotë:
Teza tallëse e Edi Ramës për sistemin që korrigjon veten!
Teza e Edi Ramës se sistemi duhet të korrigjojë korrupsionin është një tallje e rëndë me qytetarët. Ai po thotë se nuk mund dhe nuk di të jetë ndryshe, se qeverisja e tij prodhon vetëm skandale dhe afera, madje duket sikur pohon se kjo është detyra e tij.
Dhe më tej duhet të merret drejtësia. Edi Rama e normalizon abuzimin dhe hajdutërinë si sjellje natyrale. Ndërkohë që është pikërisht qeveria e para që lufton korrupsionin. Duke rritur transparencën, auditimin, garancitë e zbatimit të ligjit e duke ndërhyrë te pikat e dobëta të procedurave. Këtë bën një ekzekutiv me integritet. Kjo është masa e parë e madhe për të ruajtur taksat e qytetarëve.
Drejtësia trajton rastet kur qeveria dështon ta bëjë detyrën.
Por me Edi Ramën kemi të bëjmë jo me dështime, por me përfshirje me vetëdije të plotë në favorizime, trafik influence, abuzim, shpërdorim, prishje të barazisë dhe konkurencës.
Është e gjitha një korrupsion i paramenduar. Vjen erë çdo akt, çdo vendim, çdo firmë që hidhet. Në këto kushte, me këtë mendësi agresive për të vjedhur, s'ka drejtësi që bën derman edhe sikur të ishte e pavarur.
Sistemi është i kalbur në themel, me qëllim, s'ka si të korrigjohet.
E vetmja rrugë, e vetmja zgjidhje është largimi i atij që e krijoi dhe e rriti këtë sistem. Largimi i Edi Ramës!
© SYRI.net
Raporti i DASH, Peka: Bizneset e huaja - Vetëm klientët e Ramës marrin pjesë në tendera
Ndryshimet në K.Pr.Penale/ AGSH: Prekin drejtpërdrejt lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për informim
Paraja e pisët, me volum gjigant’ Bylykbashi: Mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken