FOTO/ ”Jo në emrin tim”, mbahet protesta masive në zemër të Prishtinës: Të lirohet ish-krerët e UÇK-së
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka nisur protesta me moton “Jo në emrin tim”, e organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, që i dënoi me 81 vite burg të katërt.
Protesta ka nisur në orën 16:00, ashtu siç ishte paralajmëruar nga organizatorët. Organizatori i tubimit, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Haziri ka deklaruar se tubimi i sotëm synon të jetë një nga protestat më të mëdha të mbajtura në Kosovë, ndërsa ftesa për pjesëmarrje u është drejtuar edhe liderëve politikë, përfaqësuesve të partive dhe institucioneve të vendit.
Protesta po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e marrë në Hagë.




