Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Piraj në Lezhë, ku flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Zjarri ka rrezikuar banesat dhe kishën e fshatit, ndërsa mësohet se flakët kanë përfshirë edhe dy banesa dhe një kasolle për bagëtitë.
Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita.
Era e fortë po vështirëson operacionin dhe po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa përpjekjet vijojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.













