web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Hoxha takon homologun gjerman Wadephul/ Fokus te rrugëtimi europian i Shqipërisë

1 Tetor 2026, 16:38, Politikë CNA

Ministri Hoxha takon homologun gjerman Wadephul/ Fokus te rrugëtimi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Takimi u zhvillua në kuadër të ministerialit të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Pr?no të Malit të Zi.

Të dy ministrat patën një shkëmbim thelbësor me fokus rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Ndërsa pas takimit, Hoxha ndau edhe detaje nga diskutimi përmes një postimi në platformën “X”.

“Shpreha vlerësimin tonë të thellë për mbështetjen e qartë, konsistente dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”,-thekson Hoxha./CNA





Lajmet e fundit nga