web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tetori Rozë”/ 829 raste me kancer gjiri në Shqipëri në 2025, fokus te depistimi

1 Tetor 2026, 16:48, Sociale CNA

“Tetori Rozë”/ 829 raste me kancer gjiri në Shqipëri

Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit,.

Me këtë rast, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri thirrje për kryerjen e kontrolleve në kohë, si një nga masat më të rëndësishme për diagnostikimin e hershëm dhe rritjen e mundësive për trajtim të suksesshëm.

“Kontrolli është dashuri për veten. Kanceri i gjirit, kur zbulohet në fazat e hershme, ka mundësi shumë më të mëdha për trajtim të suksesshëm. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha grave të mos e shtyjnë kontrollin. Një kontroll mund të duket si një hap i vogël, por mund të bëjë një ndryshim të madh”, u shpreh Spahiu.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, incidenca e kancerit të gjirit te gratë vijon rritjen e qëndrueshme, ndërsa mortaliteti nuk ka ndjekur të njëjtën prirje dhe ka shënuar rënie.

Incidenca e standardizuar është rritur nga 55.8 raste për 100 mijë gra në vitin 2021 në 64.1 në vitin 2025, ndërsa mortaliteti i standardizuar ka rënë nga 18 në 16.1 për 100 mijë gra në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2025, në sistemin shëndetësor shqiptar u diagnostikuan 829 raste të reja me kancer gjiri te gratë, ndërsa 77.1% e rasteve të reja i përkisnin grupmoshës mbi 50 vjeç./CNA

 





Lajmet e fundit nga