AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, dënoi të enjten rolin e disa mediave në riviktimizimin e grave të përfshira në materiale video personale të shpërndara online në ditët e fundit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
28 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
media
Foto ilustruese e mikrofonëve të disa mediave televizive. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Media të ndryshme kanë publikuar sekuenca apo edhe emrat e grave dhe vajzave të përfshira pa dijeninë e tyre në këto video.

“Një raportim i tillë nuk i shërben interesit publik, por vetëm e thellon dëmin dhe riviktimizimin e tyre,” thuhet në deklaratën e AGSH-së.

Ngjarja e ditëve të fundit, ku pamje me karakter privat qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale dhe aplikacionet e komunikimit, u shoqërua edhe me raportime në disa media online që ekspozuan detaje, pamje apo të dhëna që çuan në identifikimin publik të personave në video, duke nxitur një valë denigrimi në rrjet.

Lidhur me këtë situatë, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shprehu shqetësim të thellë për mënyrën se si disa media dhe individë të lidhur me profesionin e gazetarisë kanë kontribuar në përhapjen e materialeve. Organizata u bëri thirrje të gjitha redaksive dhe gazetarëve që të ndalojnë menjëherë publikimin e videove, fotografive, emrave, inicialeve apo çdo informacioni tjetër që mundëson identifikimin e grave të përfshira.

Një pikë e veçantë shqetësimi në reagimin e Asociacionit lidhet me raportimet se ndër personat që kanë shpërndarë fillimisht këto materiale intime dhe kanë ndihmuar në përhapjen e tyre ka qenë edhe një gazetar.

AGSH theksoi se, nëse këto raportime konfirmohen, një veprim i tillë bie në kundërshtim të plotë me parimet themelore të etikës dhe përgjegjësisë profesionale të fushës.

“Gazetarët duhet të mbrojnë dinjitetin dhe privatësinë e viktimave, jo të bëhen pjesë e cenimit të tyre të mëtejshëm,” vijon reagimi.

AGSH vuri në dukje se krahas përgjegjësisë penale për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike dhe cenim të jetës private, Kodi i Etikës së Gazetarit ndalon rreptësisht identifikimin e viktimave të abuzimit dhe publikimin e materialeve që cenojnë dinjitetin njerëzor pa ekzistuar një interes i lartë dhe i mirëfilltë publik.

Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi se ka nisur hetimet kryesisht pas publikimit dhe shpërndarjes masive në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime të personazheve të njohura.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Tiranës bëri të ditur se Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka nisur veprimet hetimore për të identifikuar adresat IP dhe të dhënat e tjera të faqeve apo profileve që kanë publikuar dhe shpërndarë këto materiale. Paralelisht, autoritetet po ndjekin procedurat për fshirjen dhe heqjen e videove nga platformat online ku janë ngarkuar.

Etiketa: Asociacioni i Gazetareve te ShqiperiseCenimi i privatesiseVideo Intime
media

Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media

16:30 | 01/10/2026
tirana courthouse entrance in daylight

Dyshohet se përfitoi prona përmes falsifikimit, i sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe një Bentley

13:51 | 01/10/2026
rama kodi

Shoqata e Prokurorëve kundër draftit të qeverisë: Dobëson luftën kundër korrupsionit

13:12 | 01/10/2026
rama kodi

Drafti i qeverisë për Kodin e Procedurës Penale “rrezikon sterilizimin e SPAK”

09:03 | 01/10/2026
20220630 zapora na granicy polsko białoruskiej 004

Kufiri Poloni-Bjellorusi: Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse

11:44 | 30/09/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre

11:42 | 30/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.