Situatat kriminale në vend, Ministri Demo u kërkon drejtuesve të policisë zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit në qendër dhe në qarqe, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë, forcimin e parandalimit dhe reagimin me forcën e ligjit dhe profesionalizëm ndaj çdo forme të paligjshmërisë.
Ministri Demo kërkoi nga drejtuesit një informacion të detajuar dhe të përditësuar mbi situatën kriminale në territor, veçanërisht për zonat me risk, ku zhvillohet aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe lojërave të fatit, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe impakt të lartë në publik.
Një fokus i veçantë iu kushtua parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje. Ministri kërkoi përdorimin e inteligjencës policore dhe ndërhyrje të befasishme ndaj personave që marrin guximin të qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.
Një nga detyrat kryesore që Ministri Demo u la drejtuesve qendrorë dhe vendorë ishte zbatimi i Paketës së Sigurisë në Shkolla, duke theksuar se siguria e nxënësve është prioritet mbi prioritetet. Ai kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e sigurisë në dhe përreth perimetrit të shkollave.
Më tej, Ministri Demo kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit vendorë, duke u kërkuar të qëndrojnë në krye të shërbimeve në terren dhe të ndjekin drejtpërdrejt problematikat e territorit. Shërbimi ndaj qytetarëve, sjellja dhe etika në komunikimin me ta, si dhe ndjekja në dinamikë e shqetësimeve dhe adresimeve të tyre, janë baza për rritjen e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, falënderoi Ministrin e Brendshëm për mbështetjen dhe e siguroi për vendosmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit për të vijuar punën profesionale, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe qytetarët.
Zjarr i madh në Peqin, flakët shkrumbojnë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi
Vijojnë operacionet “Shkolla të pastra” dhe “Barriera” në Tiranë, në pranga dy persona
U kapën duke transportuar me automjet 4 emigrantë, arrestohen dy të huaj në Shkodër
- 16:31 Agjentë të inteligjencës artificiale tentojnë të aksesojnë faqet qeveritare amerikane dhe kanadeze
- 16:21 BE bie dakord të ndajë 50 miliardë dollarë për Ukrainën
- 16:13 Protestat studentore në Francë, mbi 600 të arrestuar, plagosen 80 policë
- 15:58 Zjarr i madh në Peqin, flakët shkrumbojnë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi
- 15:49 Kardiokirurgjia me strukturë të re, Rama: Investimet në QSUT do të vijojnë edhe në 2027
- 15:33 Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat