Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që prej orëve të para të mëngjesit fshatrat Galush dhe Gjevurë në Peqin.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe bimësi, ndërsa zjarri është përhapur në një zonë të gjerë.
Forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll.
Në operacionin për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter. Ndërkohë, era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren.
Përpjekjet për neutralizimin e vatrave vijojnë, ndërsa raportimet nga terreni flasin për sipërfaqe të mëdha të përfshira nga zjarri në të dyja fshatrat.
© SYRI.net
Zjarr masiv në Piraj të Lezhës, flakët i afrohen banesave dhe kishës
I kërkuar në Itali, arrestohet në Kavajë i dyshuari si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte drogë
SYRI TV/ Revolta në burgun e Pisas, Itali, 40 të burgosur marrin kontrollin e një reparti mes tyre dhe shqiptarë! Protesta live në Tik Tok