Ish-modelja shqiptare Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë binjakët e saj.
Xhuli e ka bërë publik lajmin përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë edhe emocionet e para pas lindjes.
“I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm”, ka shkruar ajo, duke treguar se pas një pritjeje të gjatë, tashmë ka në krahë dy fëmijët e saj.
Lajmi shënon fundin e një rrugëtimi që e ka mbajtur Julianën prej muajsh në qendër të mediave rozë. Në qershor, ajo konfirmoi se kishte zgjedhur të bëhej nënë pa partner, përmes fertilizimit in vitro (IVF).
Juliana tregoi se procedura ishte realizuar me ndihmën e një donatori shqiptar. Vendimi i saj shkaktoi reagime të shumta, ndërsa ajo u përgjigj publikisht kritikave për zgjedhjen e saj.
Pak kohë më vonë, Juliana zbuloi se ishte në pritje të binjakëve dhe gjatë shtatzënisë ndau me ndjekësit momente të ndryshme nga ky rrugëtim.
Javët e fundit, ish-modelja qëndroi në një spital në Zvicër, në pritje të ardhjes në jetë të dy bebeve. Tashmë, pas muajsh pritjeje, Xhuli ka përqafuar rolin e ri si nënë.
“Kishte momente frike, lodhjeje, lotësh dhe pasigurie… por në fund, gjithçka ia vlejti në momentin që i mora në krahë dy engjëjt e mi”, ka shkruar ajo.
Në mesazhin e saj pas lindjes, Juliana është shprehur se kjo eksperiencë i ka sjellë jo vetëm dy fëmijë, por edhe një version të ri të vetes.
Lini një Përgjigje