Lavdie Gradica në protestën “Jo në emrin tim”: Familjet e dëshmorëve kërkojnë drejtësi, jo privilegje

Në tubimin e zhvilluar në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”, kundër vendimit të Gjykatës Speciale për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur edhe Lavdie Gradica, vajza e mjekut të vrarë gjatë luftës, Dr. Lec Gradica.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së saj, ajo solli në vëmendje kontributin e babait të saj si mjek lufte dhe angazhimin e tij në trajtimin e të plagosurve. Gradica rrëfeu gjithashtu për rolin e prindërve të saj gjatë vitit 1998 dhe për krijimin e Spitalit Ushtarak të Gradicës, ku, sipas saj, morën ndihmë shumë të plagosur.

“Është krenari e madhe të flas para jush për periudhën më të lavdishme të historisë sonë, por njëkohësisht ndiej dhimbje që, edhe kaq vite pas luftës së lavdishme të UÇK-së, ne si popull vazhdojmë t’i dëshmojmë botës se bijtë dhe bijat e kësaj toke, të cilët morën armët për të mbrojtur vendin dhe jetën tonë e për të sjellë lirinë, janë të pafajshëm”, tha ajo.

Lavdie Gradica tha se i ati iu bashkua përpjekjes së luftës pasi iu përgjigj thirrjes për shërbim, duke e cilësuar veprimtarinë e tij si një mision me karakter human dhe atdhetar.

Ajo tregoi se gjatë pranverës së vitit 1998, prindërit e saj qëndruan në Gradicë, ku u ofronin shërbime mjekësore pjesëtarëve të UÇK-së dhe banorëve të asaj zone.

“Babai im shërbeu si mjek në luftë. Ai ishte atje për të shpëtuar të plagosurit, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe për t’i shërbyer popullit të vet. Si shumë njerëz që e donin lirinë dhe si mantelbardhë, edhe ai iu përgjigj kushtrimit të atdheut që në ilegalitet, pa u zmbrapsur”, u shpreh Gradica.

Sipas saj, rritja e numrit të të plagosurve e shtyu Lec Gradicën të merrte përsipër ngritjen e një spitali ushtarak në Gradicë.

“Kur pa se nevojat po shtoheshin çdo ditë, babai mori përsipër themelimin e Spitalit Ushtarak të Gradicës, ku u trajtuan shumë plagë të luftës për liri”, deklaroi ajo.

Gradica shtoi se i ati vijoi punën e tij në malet e Qyqavicës deri në ditën kur ra, më 24 shtator 1998.

Ajo foli edhe për nënën e saj dhe për pasojat që lufta la në familje, duke theksuar se gjatë asaj periudhe humbi dy familjarë.

“Jam rritur me mungesën dhe dhimbjen e një familjeje që humbi figurën e babait. Por bashkë me këtë dhimbje jam rritur edhe me krenarinë se ai zgjodhi të ishte aty ku Kosova kishte më shumë nevojë për të”, tha ajo.

Duke komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, vajza e dëshmorit deklaroi se familjet e të rënëve dhe përkrahësit e tyre nuk do të pranojnë që rrëfimi për luftën të ndryshohet apo të deformohet.

“Fakti që sot në Hagë janë dënuar njerëz që janë pjesë e historisë së luftës së UÇK-së nuk do të thotë se do të lejojmë që ky aktgjykim të bëhet i vlefshëm dhe historia jonë të rishkruhet ose të shtrembërohet. Ne e respektojmë drejtësinë, por drejtësia duhet të jetë e drejtë”, tha Gradica.

Ajo u dërgoi një mesazh ish-drejtuesve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke u thënë se mbështetja e tyre nuk mungon.

“Nga ky shesh dua t’u them sot atyre që ndodhen në Hagë se nuk janë vetëm. Me ta janë familjet e atyre që u flijuan, fëmijët e rritur pa prindërit e tyre, mijëra qytetarë dhe i gjithë populli liridashës që e kujton luftën e UÇK-së dhe sakrificat e bëra ndër shekuj”, deklaroi ajo.

Në mbyllje, Lavdie Gradica theksoi se protestuesit dhe familjet e dëshmorëve nuk po kërkojnë trajtim të veçantë apo ndëshkim ndaj askujt, por vetëm drejtësi.

“Ne nuk kërkojmë privilegje dhe as hakmarrje. Kërkojmë drejtësi. E kërkojmë në emër të dëshmorëve, për familjet tona dhe për të gjithë ju që sot prisni drejtësi në Hagë. Duam drejtësi për çlirimtarët! Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për atdheun!”, përfundoi ajo./Telegrafi/


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişbahsegelJojobetmarsbahis giriş