
Jennifer Lopez pati një moment të tensionuar me paparacët gjatë qëndrimit të saj në Paris, në kuadër të Javës së Modës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja dhe aktorja shihet teksa po ecte në rrugët e Parisit, kur një grup fotografësh nisën t’i afroheshin dhe ta rrethonin.
“Djema, qetësohuni pak. Nuk po shkon askush askund”, u tha Lopez paparacëve duke u kërkuar më pas: “Merrni frymë pak”.
While stepping out of her hotel in Paris, Jennifer Lopez stopped to tell photographers to “stop acting crazy” after they followed her to take pictures. ? ?: BACKGRID https://t.co/kCvcXViZrY
— Page Six (@PageSix) September 29, 2026
Kur paparacët justifikuan sjelljen e tyre me temperaturat e larta, Lopez pranoi të pozonte para kamerave.
Gjatë daljes në Paris, 57-vjeçarja tërhoqi vëmendjen edhe me veshjen e saj. Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë prej dantelle, të cilin e kishte kombinuar me çorape të bardha dhe këpucë të zeza prej lëkure.
Këngëtarja ka spikatur edhe me veshjet e saj gjatë ditëve të fundit në Paris.
Të mërkurën, ajo mori pjesë në sfilatën e Stella McCartney, ku u ul në rreshtin e parë për të ndjekur koleksionin e sezonit pranverë/verë 2027.
Për këtë event, Lopez veshi një fustan ngjyrë kafe, të kombinuar me një shall prej gëzofi artificial dhe një aksesor me vello të zezë. Ajo u shfaq gjithashtu me një çadër.
Në sfilatë ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të njohur, mes tyre Kelsea Ballerini, Miranda Kerr, Natalia Bryant, Sabrina Elba, Juliette Binoche dhe Kat Graham.
Koleksioni i Stella McCartney kishte në fokus mbrojtjen e oqeaneve, ndërsa slogani i sfilatës ishte: “Sea life, not seafood”.