Agron Shehaj fiton në Apelin e GJKKO-së gjyqin me Adriatik Lapajn

1 Tetor 2026 | 17:13

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, edhe për veprën penale të fyerjes, në çështjen e ngritur nga kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Me vendimin e datës 1 tetor, Apeli ndryshoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në pjesën që kishte shpallur Shehajn fajtor për fyerje dhe kishte vendosur ndaj tij një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Njëkohësisht, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e pafajësisë për veprën penale të shpifjes.

“1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 4, datë 21.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për sa ka disponuar për deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj, në lidhje me kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 4, datë 21.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë vijon:

Në bazë të nenit 388, pika 1, shkronja “c” të K.Pr.Penale, deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj për kryerjen e veprës penale të “Fyerjes”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal.

3. Shpenzimet procedurale i ngarkohen viktimës akuzuese”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 2 mijë banorë pa transport urban në zonën e Pyjores pranë Zvërnecit

Në periferi të Vlorës, mungesa e transportit urban mbetet një problem i pazgjidhur për banorët e zonës së Pyjores. Prej vitesh, autobusi ndalon në zonën...
17:03 | 01/10/2026

Situatat kriminale në vend, Ministri Demo u kërkon drejtuesve të policisë zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit në qendër dhe në qarqe, me fokus rritjen e...
16:53 | 01/10/2026

Zjarr i madh në Peqin, flakët shkrumbojnë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej orëve të para të mëngjesit fshatrat Galush dhe Gjevurë në Peqin, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe...
15:58 | 01/10/2026