Në vijim të turit të saj ballkanik, presidentja e Komsionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar gjatë konferencës në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti, se aktgjykimi I Speciales në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, duhet të respektohet plotësisht, ndërsa ka nënvizuar njëkohësisht se ‘askush dhe asgjë’ nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Diplomatja tha se dënimi ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe se rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim.