Zjarri në Piraj alarmon banorët, flakët rrezikojnë banesat
Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi në fshatin Pi...
Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi në fshatin Pi...

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka ndarë një qëndrim paraprak lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale.
AGSH ndalet te pesë problematika që i kanosen medias nga këto ndryshime, që siç theksohet, janë kufizime disproporcionale.
QËNDRIM PARAPRAK I AGSH-SË:
Mbi ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale
Asociacioni i gazetarëve të Shqipërisë i ka bërë një vlerësim paraprak propozimeve për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe shpreh shqetësimin e saj për disa prej ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, veçanërisht për ato që prekin drejtpërdrejt lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për informim.
AGSH mbështet mbrojtjen e sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave të personave nën hetim. Megjithatë, këto qëllime nuk duhet të realizohen përmes kufizimeve disproporcionale ndaj medias.
Së pari, shqetësimin më të madh e përbën parashikimi që gazetarët dhe mediat që kanë në zotërim dokumente të procedimit penal duhet të marrin më parë autorizim nga gjykata për t’i publikuar. Ky mekanizëm krijon një formë kontrolli paraprak mbi publikimin dhe ngre një problem serioz për pajtueshmërinë me nenin 22, pika 3, të Kushtetutës, që ndalon shprehimisht censurën paraprake të mjeteve të komunikimit.
Së dyti, drafti e zgjat ndalimin e publikimit edhe pasi ka rënë sekreti hetimor, deri në fillimin e gjykimit ose deri në një vit pas pushimit të çështjes. Kjo mund të kufizojë raportimin mbi çështje korrupsioni dhe veçanërisht kontrollin publik mbi hetimet që mbyllen pa u dërguar në gjykatë.
Së treti, ndalimi për të bërë publik edhe vetë faktin se një person është nën hetim ose është thirrur në prokurori apo BKH krijon një kufizim shumë të gjerë të raportimit. Mbrojtja e prezumimit të pafajësisë është e domosdoshme, por ajo nuk duhet të shndërrohet në ndalim absolut të informimit të publikut, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që ushtrojnë funksione publike dhe çështje me interes të lartë publik.
Së katërti, duke i dhënë prokurorisë mundësinë të komunikojë informacion me publikun, ndërsa medias i kërkohet autorizim gjyqësor për publikimin e dokumenteve që disponon, drafti rrezikon të krijojë një pabarazi të papërshtatshme në aksesin dhe kontrollin mbi informacionin. Media nuk mund të reduktohet në përcjellëse të komunikimeve zyrtare të institucioneve të drejtësisë.
Së pesti, zgjerimi i përgjegjësive civile, penale dhe disiplinore për publikimet e gazetarëve krijon rrezik për një efekt frenues mbi gazetarinë investigative dhe mund të përdoret nga persona me pushtet politik ose ekonomik përmes padive dhe kallëzimeve që synojnë të pengojnë raportimin me interes publik.
Vetë Shoqata e Prokurorëve, në qëndrimin e saj mbi projektndryshimet, evidenton se një pjesë e dispozitave të reja rrezikojnë të kufizojnë ndjeshëm informimin publik dhe të cenojnë interesin publik. Ky vlerësim është veçanërisht i rëndësishëm në një reformë që synon të rregullojë procedurën penale dhe jo të krijojë një regjim të ri kontrolli mbi përmbajtjen e raportimit mediatik.
AGSH vlerëson se mbrojtja e sekretit hetimor dhe mbrojtja e lirisë së medias nuk janë objektiva të papajtueshme. Kufizimet ndaj medias duhet të jenë të nevojshme, proporcionale dhe të lidhura me një rrezik konkret për hetimin apo të drejtat e personave, duke ruajtur në çdo rast të drejtën e publikut për t’u informuar mbi çështjet me interes publik./CNA
Këtë të enjte nisi funksioni i spitalit të ri tëKardiokiru...
Ndotja e lumit të Lanës ka arritur në nivele alarmante, nd...
Shoqata e Prokurorëve ka reaguar lidhur me ndryshimet e pr...
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta ndërsa ka m...
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë prezantoi ndryshime...
Përplasja e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun e arr...
Seanca e gjykimit me themel ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta...
Gjykata e Fierit me kërkesë të Prokurorisë ka sekuestruar ...
Gazetarja Ambrozia Meta ka bërë një reagim në rrjetet soci...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një postim në...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Publikimi i lajmeve të rreme të rrjedhura nga histori të s...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka akuzuar se në Top Ch...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedh...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryes...
Një shqetësim ngrihet mbi mënyrën se si trajtohen autorësi...
Bashkimi Europian po përgatit propozime që do t'u japin ka...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të...
Qindra qytetarë po protestojnë pasditen e kësaj të mërkure...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar që posedonte në bane...
Policia e Durrësit ka parandaluar përshkallëzimin e një ko...
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar, pasi vodhi aut...
Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Shkodër pasi ndihmuan...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Policia turke arrestoi këtë të enjte kryetarin e bashkisë ...
Polonia do të zgjasë kontrollet përgjatë kufirit të saj me...
Qeveria e kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, miratoi m...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...
Tregu shqiptar i produkteve të ndërtimit pritet t’i nënsht...
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.3 pikë në muajin...
Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë për herë të tretë ...