Një vatër zjarri ka përfshirë kurorën me pisha pranë stadiumit të Kukësit, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës. Flakët u konstatuan rreth orës 13:20 minuta të kësaj të enjteje, ndërsa shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje për të izoluar dhe shuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në një sipërfaqe më të madhe. Në operacion u angazhuan dy automjete zjarrfikëse, ndërsa pas ndërhyrjes së forcave në terren, vatra u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.