Videot intime/ Zhaku në “Takohemi n’Vizion”: Kam kontaktuar me disa nga personazhet, ja çfarë diskutuam

Inida Gjata (Zhaku), e ftuar në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës, tha se ka komunikuar me disa prej personazheve të përfshira në videot intime që qarkullojnë në rrjetet
Ajo deklaroi se u ka shprehur mbështetjen e saj, duke theksuar se ato kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjet e tyre dhe se nuk duhet të gjykohen publikisht.
Zhaku ka rrëfyer për Vizion Plus edhe komentet dhe mesazhet kërcënuese që ka marrë në rrjetet sociale.
Ajo tha se ka marrë komente të rënda, përfshirë kërcënime dhe ofendime, ndërsa tregoi se në disa raste janë përfshirë edhe familjarët e saj.
Inida Gjata: Mua çfarë s’më kanë shkruar. “Të vdektë ai që të ka marrë.” Unë kam komente të frikshme, kriminale. “Ty duhet të hiqen vezët.” Postojnë video të djalit e më shkruajnë: “Ky autiku që prishi racën gjermane.”
Kam komunikuar me disa nga zonjat, me disa që njoh. U thashë: “Ju keni të drejtën tuaj të bëni çfarë të doni dhe ne s’kemi pse merremi.” Po të isha unë në vendin e tyre, do denoncoja, do kërkoja dëmshpërblim, se me gjithë këtë gjyq publik, ju duhen 20, 30 vite të marrin veten. Është një traumë shumë e madhe. Do kërkoja drejtësi, do bërtisja fort për drejtësi. Këto duhet të kërkojnë drejtësi dhe unë këtë iu them: nxirrini thonjtë, futjani në fyt atyre që ua kanë bërë. Ato, ashtu siç janë, s’kanë më asnjë kuptim në jetë.
/vizionplus.tv




