Aktakuzë ndaj zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, dyshohet për dëmtim të shtetit me mbi 15.7 milionë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka akuzuar zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizin, për tri vepra penale. Në një procedurë të veçantë, aktakuzë është ngritur edhe ndaj personit me inicialet I.B., për posedim të paautorizuar të armëve.

Të lidhura

None found

Hafizi ngarkohet me veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarja e parave” dhe “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Prokuroria pretendon se gjatë viteve 2021–2023, në detyrën e zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, N.H. ka vepruar përtej kompetencave të përcaktuara me ligj dhe nuk i ka përmbushur përgjegjësitë e tij zyrtare.

Sipas aktakuzës, këto veprime dyshohet se u kanë krijuar operatorëve ekonomikë, mes tyre edhe ambalazhuesve të ujit, mundësi për përfitime të paligjshme pasurore. Si pasojë, buxheti i shtetit pretendohet se është dëmtuar në vlerën prej 15 milionë e 752 mijë e 486 euro e 7 centë.

“I pandehuri akuzohet se nuk i ka dërguar të gjithë operatorët ekonomikë në vlerësim të Grupit Punues Ministror. Ndërsa, pas pranimit të raportit nga ky grup, N.H. operatorët me qëllim të favorizimit i ka selektuar në tri grupe, duke u mundësuar që detyrimet financiare të përcaktoheshin mbi bazën e raportimeve të tyre të paverifikuara”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Aktakuza e ngarkon gjithashtu Hafizin se nuk i ka marrë për bazë vlerësimet e Grupit Punues gjatë përcaktimit të borxheve të operatorëve ekonomikë. Ai dyshohet se ua ka ulur detyrimet financiare që lidhen me shfrytëzimin e ujit.

Ndërkaq, ndaj I.B. është ngritur aktakuzë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale nuk ka bërë të ditura hollësi të tjera për rastin që lidhet me I.B.


sultanbeyli escortroyalbet üyelik ve kayıtonwinligobetjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalAlanya escortJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetmadridbet girişcratosroyalbetbahsegelJojobetmarsbahis giriş