E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Priten video të tjera? Barkaj: Jemi vend çudirash. Zhaku: Publikimi i tyre për të sfumuar ngjarje politike

Opinioni publik shqiptar prej më shumë se 48 orësh ndodhet nën shok, për shkak të publikimit të disa videove intime, ku janë të përfshirë personazhe të njohur.

Të ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion”, të moderatores Fjodora Fjora, gazetari Esido Barkaj dhe artistja Inida Gjata, e njohur si Zhaku, kanë komentuar situatën e rëndë.

Reklamë

E pyetur nga moderatorja Fjora nëse priten video të tjera në orët në vijim, Barkaj tha se Shqipëria është vend çudirash, por në rrjet flitet gjithnjë e më shumë për video të tjera.

Ndërkohë, Zhaku theksoi se publikimi i videove, ku janë të përfshirë artistë, ka për qëllim mbulimin e ngjarjeve të rënda politike.

Pjesë nga biseda:

Fjora: Presim ende çudira?

Barkaj: Nuk dimë ku do të shkojmë. Njëra prej videove është konfirmuar që ka dalë para një viti. Flitet se do të ketë publikime të reja, por shpresojmë të mos dalë.

Fjora: Po nga pjesa e politikës, pritet të ketë?

Zhaku: Unë kam një hipotezë timen. Mendoj se ajo kantina e verërave është arsyeja pse është vendosur kamera aty. Ato verërat lidhen me rastin tjetër.

Fjora: Gys Agasit.

Barkaj: S’e besoj, kamera është vendosur më parë.

Zhaku: Unë mendoj se kamera ka lidhje me verërat dhe prandaj është publikuar. Kjo është teoria ime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.