web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aludimet për videot intime/ Aurela Gaçe: Për çdo shpifje me emrin tim do ndërmarr hapa ligjorë

1 Tetor 2026, 17:35, Aktualitet CNA

Aludimet për videot intime/ Aurela Gaçe: Për çdo shpifje

Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar ashpër pas përmendjes së emrit të saj në rrjetet sociale në lidhje me videot intime që kanë qarkulluar.

Këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se çdo pretendim që e lidh me ato materiale është i pavërtetë.

Gaçe thekson se për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin e saj, do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje!

Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.

Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë:

Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.

Jam bijë, nënë dhe bashkëshort?. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.

Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.

Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.

Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur./ CNA

Aludimet për videot intime/ Aurela Gaçe: Për çdo shpifje





Lajmet e fundit nga