Universitetet amerikane dhe britanike dominojnë dhjetëshen e parë të klasifikimit të Times Higher Education World University Rankings.
Renditja e këtij viti përfshin 2,297 universitete nga 118 vende dhe territore. Institucionet janë vlerësuar në disa fusha, përfshirë cilësinë e mësimdhënies, mjedisin kërkimor, cilësinë dhe ndikimin e kërkimit shkencor, bashkëpunimin me industrinë dhe perspektivën ndërkombëtare.
Në krye të listës qëndron University of Oxford, në Mbretërinë e Bashkuar, me një rezultat prej 97.9 pikësh. Ky është viti i 11-të radhazi që Oksfordi mban vendin e parë në renditjen e Times Higher Education.
Në vendin e dytë renditet Massachusetts Institute of Technology (MIT) në Shtetet e Bashkuara, me 97.8 pikë. Pozicioni i tretë ndahet nga Princeton University dhe Stanford University, po në SHBA të dyja me 97.0 pikë.
University of Cambridge renditet i pesti me 96.9 pikë, ndërsa pas tij vjen Harvard University, me 96.7 pikë. Në vendin e shtatë ndodhet California Institute of Technology (Caltech) me 96.5 pikë.
Dhjetëshen e parë e plotësojnë Imperial College London, në vendin e tetë me 95.2 pikë, University of California, Berkeley, në vendin e nëntë me 94.3 pikë dhe Yale University, në vendin e dhjetë me po 94.3 pikë.
10 universitetet më të mira në botë:
1.University of Oxford – Mbretëria e Bashkuar – 97.9 pikë
2. Massachusetts Institute of Technology (MIT) – SHBA – 97.8 pikë
3. Princeton University – SHBA – 97.0 pikë
4. Stanford University – SHBA – 97.0 pikë
5 .University of Cambridge – Mbretëria e Bashkuar – 96.9 pikë
6. Harvard University – SHBA – 96.7 pikë
7. California Institute of Technology (Caltech) – SHBA – 96.5 pikë
8. Imperial College London – Mbretëria e Bashkuar – 95.2 pikë
9. University of California, Berkeley – SHBA – 94.3 pikë
10. Yale University – SHBA – 94.3 pikë













