Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme venddepozitimin e mbetjeve që shërben për bashkitë Bulqizë dhe Klos.
Flakët janë konstatuar rreth orës 15:00 në zonën e venddepozitimit, i cili ndodhet në afërsi të aksit nacional Bulqizë-Martanesh.
Si pasojë e zjarrit, mbi zonën përreth janë përhapur re të dendura tymi, duke bërë që situata të jetë e dukshme edhe nga distanca.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Bashkive Bulqizë dhe Klos, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll.
Forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për të parandaluar përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të venddepozitimit dhe në zonat përreth.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit.
Autoritetet dhe shërbimet në terren vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa puna për shuarjen e plotë të flakëve është në zhvillim.
Lini një Përgjigje