web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-Peqin, zjarri vijon prej orësh në Galush dhe Gjevurë, flakët përfshijnë ullinjtë

1 Tetor 2026, 17:39, Aktualitet CNA

Një zjarr vijon prej disa orësh në zonat e Galushit dhe Gjevurës në Peqin, duke përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj.

Flakët janë përhapur në territor, ndërsa situata ka kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

Për momentin, ndërhyrja vijon për të shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera dhe për të mbrojtur zonat përreth.

Sipas raportimeve ka patur dhe ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët./ CNA

 





Lajmet e fundit nga