"Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë"/ DASH ngre shqetësime: Korrupsioni dhe burokracia pengojnë biznesi...
Art&Argëtim
Aktori Pete Davidson flet për marrëdhëniet e të kaluarës/ Ariana Grande është një vajzë fantastike dhe kam shumë dashuri për Kim Kardashian
Në një intervistë të re për Variety ai citoi se shpesh herë marrëdhëniet e tij romantike kanë marrë më shumë vëmendje sesa karriera e tij duke shtuar se mirëkupton interesin e publikut por nuk i duket i drejtë fakti që jeta sentimentale është kthyer në një pjesë kaq të madhe të imazhit të tij publik.
1 Tetor 2026, 17:29Nga E.M
NEW YORK- Aktori Pete Davidson është shfaqur me një deklaratë për lidhjet e tij më të komentuara me Kim Kardashian dhe Ariana Grande, duke shpjeguar se pavarësisht viteve ai nuk mban mëri ndaj asnjërës.
Në një intervistë të re për Variety ai citoi se shpesh herë marrëdhëniet e tij romantike kanë marrë më shumë vëmendje sesa karriera e tij duke shtuar se mirëkupton interesin e publikut por nuk i duket i drejtë fakti që jeta sentimentale është kthyer në një pjesë kaq të madhe të imazhit të tij publik.
Sa i përket Kim Kardashian, me të cilën pati një lidhje mes viteve 2021-2022, aktori tha se një nga gjërat që e tërhoqi te ajo ishte mënyra e drejtëpërdrejtë me të cilën familja Kardashian përballonte jetën publike edhe pse nuk i pëlqenin kamerat dhe siguria e vazhdueshme.
Davidson foli edhe për Ariana Grande, me të cilën pati një romancë të shkurtër dhe një fejesë në vitin 2018 ku pohoi se ai vijon të komunikojë rregullisht dhe të respektojë këngëtaren ndërsa mbylli deklaratën e tij duke pohuar se nuk është i vetmi person në Hollywood që kishte pasur lidhje të bujshme./Dosja.al