Aksident i rëndë në Fushë Krujë, dyshohet për dy të vdekur
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor në Fushë-Krujë. Sip...
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor në Fushë-Krujë. Sip...
Bota dixhitale nuk u la indiferente nga grindja midis Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldos në ekipin kombëtar të Portugalisë, një zhvil...
Përshkallëzohen protestat e nxënësve te shkollave te mesme në Francë , me incidente të dhunshme të regjistruara në...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, mori pjesë sot në tryezë...
Nënkryetari i PD-së, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, duke thën&eu...
Pas takimit me Ramën dhe Hoxhën, ambasadori i SHBA Eric Wendt i ka shkuar në zyrë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Sipas raportim...
Izraeli i kishte paralajmëruar autoritetet britanike se Irani po planifikonte një sulm ndaj një baze britanike, tha kryeministri izraelit Benja...
Ekspertja e IT-së, Denisa Kele, ka folur në lidhje me videot intime të personazhe publikë të publikuara së fundmi në media....
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, në kuadër të turit Ballkanik...
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ka zbuluar detaje të reja nga hetimi i policisë për rastin e videove intime të publikuara në ...
Gazetari amerikan, djali i emigrantëve sovjetikë, u arrestua në Rusi nën akuzën për spiunazh dhe u lirua në gusht 2024, në kuadër të një shkëmbimi të madh të burgosurish
“Vendi i vetëm i përshtatshëm për një njeri të ndershëm në Rusi, në rrethanat e tanishme, është burgu.” Këto fjalë të princit Nekhliudov, një personazh i Tolstoit, i rikujton gazetari amerikan Evan Gershkovich, djali i emigrantëve sovjetikë, i cili kaloi 16 muaj në burgjet ruse.
Gershkovich ishte gazetari i parë amerikan që Rusia arrestoi nën akuzën për spiunazh që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Për herë të parë që nga lirimi i tij në gusht 2024, në kuadër të shkëmbimit më të madh të të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që nga Lufta e Ftohtë, Gershkovich flet publikisht për përvojën e tij. Ai e ka rrëfyer atë në intervista dhe, mbi të gjitha, në librin e tij “This Cursed Beautiful Land” (“Kjo tokë e mallkuar dhe e bukur”).
Gershkovich jetonte në Rusi që nga viti 2017. Ai punoi fillimisht për “The Moscow Times” dhe më pas për “The Wall Street Journal”. Në vitet e para, dukej se vazhdonin të funksiononin rregullat e vjetra të gazetarisë postsovjetike: korrespondentët e huaj gëzonin një shkallë lirie që kolegët e tyre rusë nuk e kishin. Por situata ndryshoi. Sipas “The Wall Street Journal”, Rusia nisi të arrestonte shtetas amerikanë, të cilët Uashingtoni i konsideronte të ndaluar padrejtësisht dhe të përdorur në negociata për shkëmbime të burgosurish. Pas pushtimit rus të Ukrainës, autoritetet ruse kufizuan më tej hapësirën për gazetarinë e pavarur.
Gershkovich e kishte parasysh rrezikun, por besonte se dëbimi nga vendi ishte më i mundshëm sesa arrestimi.
Në mars 2023, ai udhëtoi drejt Jekaterinburgut për të raportuar mbi industrinë ruse të prodhimit të tankeve. Agjentët e Shërbimit Federal të Sigurisë, FSB, e arrestuan. Sipas rrëfimit të tij, ata i vendosën një kapuç në kokë, e goditën dhe më pas e akuzuan për spiunazh. Gershkovich, “The Wall Street Journal” dhe qeveria amerikane i kanë mohuar vazhdimisht akuzat.
“Nuk më shkatërruan si njeri, diçka që ata mund ta bëjnë dhe zgjedhin se kujt t’ia bëjnë”, tha Gershkovich për “The New York Times”.
Ai thotë se nuk iu nënshtrua formave më të rënda të keqtrajtimit që kanë raportuar të burgosur të tjerë në sistemin rus të burgjeve. Sipas interpretimit të tij, autoritetet e trajtuan si një person që mund të përdorej në negociatat për një shkëmbim.
“Ajo me të cilën duhet të përballem realisht janë pasojat psikologjike”, tha ai.
Pas lirimit, Gershkovich-it iu deshën muaj për të përballuar makthet dhe ndjenjën e fajit që e kishte shoqëruar gjatë burgimit. Ai kujton se në burgun Lefortovo mendonte shpesh për faktin se mund të kishte një rrugëdalje, ndërsa shumë të burgosur politikë rusë nuk e kishin këtë mundësi.
Kjo ndjenjë u shfaq edhe kur mësoi për vdekjen e papritur të opozitarit rus Alexei Navalny në një koloni penale në shkurt 2024. Gershkovich rrëfen se reagimi i tij i parë lidhej me fatin e vet, pasi në atë periudhë po merrnin formë negociatat për një shkëmbim të mundshëm të burgosurish. Më pas ai u përball me ndjenjën e fajit për këtë reagim. Shkëmbimi që i solli lirinë përfshiu 24 të burgosur dhe disa vende. Në kuadër të marrëveshjes, Gjermania liroi Vadim Krasikovin, një shtetas rus i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Berlin, në vitin 2019, të një ish-komandanti çeçen me shtetësi gjeorgjiane.
Edhe ky fakt rëndoi mbi Gershkovich pas lirimit.
Pas një periudhe të gjatë psikoterapie, gazetari thotë se ka nisur të ecë përpara. Ai jeton në Berlin me partneren e tij ruse, gazetaren Masha Borzunova, dhe është rikthyer në gazetari.
Sipas “The Wall Street Journal”, një nga pjesët qendrore të librit është marrëdhënia që Gershkovich krijoi me të burgosurit e tjerë. Për arsye sigurie, ai i bashkon disa prej tyre në një personazh të vetëm, të cilin e quan Seryoga.
Në fillim, Gershkovich dyshonte se Seryoga mund të ishte informator. Me kalimin e kohës, megjithatë, mes tyre u krijua një lidhje e fortë. Ata mbështetën njëri-tjetrin, luanin tavëll dhe shikonin filma në televizorin e qelisë. Në disa momente, shkruan Gershkovich, ndiente se kujdesej për të “më shumë se për çdo njeri tjetër në botë”.
Pas lirimit, gjatë një darke luksoze, atij i shërbyen pëllumb të mbushur. Mendja i shkoi menjëherë te Seryoga dhe te pëllumbat që dikur ndaleshin pranë dritares së qelisë së tyre.
Serbia po i afrohet një gare të fortë mes dy blloqeve kryesore politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të ...
Qeveria polake ka njoftuar zgjatjen për gjashtë muaj të kontrolleve kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë. Qeveria polake tha se kont...
Përshkallëzohen protestat e nxënësve te shkollave te mesme në Francë , me incidente të dhunshme të regjistruara në...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj deklaratave për mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore ...
Greqia tha të enjten se BE duhet të zhvillojë një mekanizëm emergjence për të pezulluar përkohësisht aplikimet p&...
Policia finlandeze tha të enjten se ka nisur një hetim paraprak për një seri ndërhyrjesh të dyshuara në shtëpitë ...
Izraeli i kishte paralajmëruar autoritetet britanike se Irani po planifikonte një sulm ndaj një baze britanike, tha kryeministri izraelit Benja...
Një pasagjer izraelit është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të incidentit dramatik në një avion t&e...
Greqia merr nga sot presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të dytë gjatë man...
Motorola po përgatitet të prezantojë një model të ri palosës, të dyshuar si Razr Flex, për të cilin një rrje...